Lladrovci i ulur në mes të zyrtarëve të Nismës

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci sot ka marrë pjesë në një manifestim përkujtimor në Llapushnik për të shënuar 20 vjetorin e Betejës së madhe të ndodhur në këtë vend.
Por ajo që ra në sy ishte prezenca e madhe e zyrtarëve të Nismës në këtë manifestim.
Madje Lladrovci ishte ulur në mes të zyrtarëve të Nismës.
Derisa në krahun e djathtë kishte ministrin e arsimit Shyqiri Bytyqin dhe zv/ministrin e Punëve të Brendshme, Isa Xhemajlin, në anën e majtë e kishte kreun e Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limajn.