Jakup Krasniqi ua përcjell “një këshillë miqësore” qeveritarëve

Kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, u ka dhënë një këshillë qeveritarëve të vendit.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës u ka bërë atyre thirrje që të kursehen nga premtimet dhe të tregohen dorështrënguar në shpenzimet e parasë publike.
“Është në të mirën tuaj qeveritarë të vjetër e të ri, është për të mirën e qytetarëve që ju të kurseheni nga premtimet që nuk varen prej jush, por edhe prej atyre që mund të varen nga ju”, ka shkruar Krasniqi.
“Êshtë mirë që të jeni më dorështernguar në shpenzimin e parasë publike. Luksin me telefona të mençur bënë me paratë tuja. Dine fuqinë ekonomike të vendit që përfaqësoni! Fuqia financiare e të cilit është më vogël sesa e një Klubi Futbolli”, ka shtuar ai.
“Dinja hallin qytetarëve të vendit që përfaqësoni. Dinja hallin mundësive që ka shteti ynë i ri besa dhe i varfër. Ndalni premtimet për ndarjet mbi bazat etnike”, është shprehur Krasniqi.
“Kosova është shtet i qytetarëve të barabartë”, ka theksuar Krasniqi.