Drenas, shkon në stacion të policisë për ta dorëzuar armën

Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh për media ka njoftuar për një rast të armëmbajtjes pa leje.
Sipas policisë, një person i dyshuar nga fshati Zabel I Ulët në Drenas, të hënën në mëngjes vullnetarisht ka dorëzuar një armë zjarri në polici.
“I dyshuari mashkull K/Shqiptar vullnetarisht ka dorëzuar një armë zjarri të cilën e kishte në pronësi. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin për media të policisë./DrenicaOnline/