Ceremonia e varrimit të policit, Armend Trena (Video)

Qindra njerëz janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit, pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Armend Trena.

Varrimi është duke u mbajtur në fshatin Begracë të Kaçanikut, ku me nderime të larta shtetërore po varroset trupi tij, raporton Indeksonline.

Armend Trena dhe Malsor Dashi u aksidentuan të shtunën e kaluar në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, duke rënë në lumin Lepenc.

Njësitët e FSK-së, Policisë, klube të zhytësve e shumë vullnetar për me shumë se një javë bënë kërkime për të gjetur trupat e tyre në lum.

Armend Trena është gjetur dje, ndërsa Malsor Dashi disa ditë më parë.

Live: Ceremonia e varrimit të policit, Armend Trena

Publiée par IndeksOnline sur Mardi 8 mai 2018

Live: Ceremonia e varrimit të policit, Armend Trena

Publiée par IndeksOnline sur Mardi 8 mai 2018

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë