Veseli thotë se kosovarët do të marrin shpejt lajmin për liberalizim të vizave

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se qytetarët shumë shpejt do të marrin lajmin për liberalizimin e vizave.

Komentet i bëri pas takimit me disa eurodeputetë, të cilët po qëndrojnë në Kosovë.

“Qytetarët e Kosovës do të marrin shpejt lajmin për liberalizimin e vizave. Kosova ka plotësuar kriteret për këtë dhe nga Bashkimi Evropian ka sinjale shumë pozitive”, shkroi Veseli në Facebook.

“Në takim me eurodeputetët, që po qëndrojnë në Kosovë për të parë reformat që po kryen Kosova për agjendën e integrimeve, vlerësuam se ka progres të ndjeshëm dhe se do të ketë koordinim të vazhdueshëm që vendi ynë të arrijë standardet më të larta të demokracisë”, tha ai.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë