Deliu: Presidenti Thaçi – personaliteti më kredibil për ta drejtuar dialogun Kosovë-Serbi

Deputetja Blerta Deliu ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi është personi më kredibil që duhet vazhdojë drejtimin e dialogut Kosovë-Serbi.
Në Info Magazine të Klan Kosovës, Deliu debatoi ashpër me deputetën Hykmete Bajrami nga LDK, sa i përket (mos)pasjes së autoritetit të Presidentit Thaçi për udhëheqjen e dialogut në Bruksel.
”Presidenti Thaçi është figura më kredibile për ta drejtuar dialogun Kosovë- Serbi”.
”Është pjesëmarrës i të gjitha proceseve më vendimmarrëse të Kosovës”.
”Është votuar madje edhe nga deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai i ka marrë votat në Kuvend dhe është figura më kredibile, kurse LDK duhet ta pranojë këtë”.
”Fundja, bisedimet janë në nivel të homologëve”.