Aksident tragjik, vdes babai i tre fëmijëve

Një aksident në punë ia ka marrë jetën një shqiptari në Patra të Greqisë, këtë të hënë.

Sipas raportimeve të mediave lokale, viktimë e incidentit të ndodhur rreth orës 11:00 në një fermë në Sagaika Achaia, ka mbetur një 30-vjeçar nga Shqipëria, baba i tre fëmijëve.

Ai gjeti vdekjen pasi u plagos teksa ishte duke punuar me frezë.

Raportohet se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga raportimet media lokale, morri plagë të rënda në bark. Pas incidentit, ai u transportua në spital, por nuk mundi të mbijetojë./syri.net

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë