Qentë endacak sulmojnë plakun në Drenas

Një person i moshuar është sulmuar pasditen e së dielës nga qentë endacak në qendër të Drenasit, transmeton DrenicaOnline.

Viktima është nga Qikatova e Re i moshës 73-vjeç dhe i njëjti është kafshuar nga qentë derisa ishte duke shkuar për një kontroll në Shtëpinë e Shëndetit në Drenas.

Qentë endacak kanë vërshuar qytetin dhe fshatrat e Drenasit duke rrezikuar jetët e qytetarëve.

Ende nuk dihet nëse Komuna e Drenasit ka paraparë ndonjë aksion për largimin e tyre nga rruga, por ajo që dihet është se ata po shkaktojnë frikë te qytetarët./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë