Ky është delegati më i votuar në zgjedhjet rinore në PDK-në e Drenicës
Partia Demokratike e Kosovës ka nisur tashmë procesin zgjedhorë për Forumin Rinorë. Ky proces po zhvillohet të gjitha qytetet, por sigurisht se vëmendja më e madhe është në degën e Skënderajt kur dihet fuqia që ka PDK në këtë qendër.
Fillimisht zgjedhjet po mbahen nëpër nëndegë e më pas do të organizohet kuvendi për zgjedhjen e kryetarit të Rinisë për Skënderaj.
Mbrëmë u mbajt kuvendi i nëndegës në Lagjen 5 ku kryetari u zgjodh me aklamacion ndërkohë votimit të fshehtë iu nënshtruan kandidatët për delegatë.
Nga 55 votues sa kanë qenë 48 vota i ka marrë Granit Musliu.
Me këto vota që mori, Musliu i cili vazhdon studimet Master në Fakultetin Juridik në Prishtinë, bëhët më i votuar nga të gjithë delegatët që deri tash janë zgjedhur.
Mbështetja që ka marrë Musliu është mirëpritur edhe edhe udhëheqesit e PDK-së në Skënderaj të cilët e njohin Granitin si djalë intelektual dhe vlerë që i duhet PDK-së jo vetëm në degë por edhe në qendër.
Duke e parë këtë mbështetje, Musliu e ka ndarë mendjen të kandidojë edhe për kryetar të Rinisë Demokratike në këtë degë.
Mergim Lushtaku në një takim që ka pasur ka shprehur hapatas simpatinë e tij për Musliun i cili shihet si opsioni më i mirë për ta përfaqësuar rininë e Skënderajt.Musliu i njohur për aktivitetet e tij edhe në Skënderaj por edhe në Prishtinë në kuadër të Keshillit te Studentëve në Fakultetin Juridik, gëzon një simpati të rinia e Skënderaj për aktivitet qoftë humanitare, rinore apo kulturore që ka mbajtur në Drenicë. Magazina.al


