Zjarrfikësit nga Drenasi po e kërkojnë policin e zhdukur në Lepenc (Foto)

Kërkimet për policin e zhdukur në Lepenc, Armend Trena, kanë vazhduar edhe sot në ditën e shtatë.

Ato u ndërprenë pasditen e sotme për shkak të rritjes së nivelit të ujit pas reshjeve të fundit të shiut.

Pjesë e ekipeve të kërkimit janë edhe zjarrfikësit nga Drenasi, transmeton DrenicaOnline.

Njësiti i zjarrfikësve nga ky qytet po qëndron në Kaçanik për të kërkuar policin Trena i cili bashkë me Malsor Dashin u aksidentuan të shtunën mbrëma.

Para dy ditë është gjetur polici Dashi, ku dje me ceremoni shtetërore është varrosur në fshatin e tij./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë