Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Spital, shkak aksidenti me 31 të lënduar
Pas aksidentit të autobusit në Spitalin e Pejës janë ardhur për trajtim 31 pacientë që janë me lëndime të ndryshme pas fatëkeqësis së komunikacionit.
Asnjë nga pacientët nuk janë rrezik për jetë dhe 25 pacientë janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.
Lëndimet janë të formave të ndryshme kryesisht fraktura të gjymtyrëve, lëndime në ftyrë dhe pjesë të trupit.
Spitali i Përgjitshëm në Pejë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe deri tani po trajton me sukses gjendjen e krijuar.
Në Spitalin e Pejës gjendet edhe zëvenndësministri , Ali Berisha që po përcjell nga afër gjendjen e krijuar.
Indeksonline më herët raportoi se në vendin e qujatur Dydesh të Pejës një autobus është aksidentuar më udhëtarë.


