Berisha përplaset me Lladrovcin për pronën e Hajdar Hetës (Video)
Asamblisti i Kuvendit Komunal të Drenasit nga Nisma Socialdemokrate, Vehbi Berisha ka publikuar në profilin e tij një video nga përplasja që kishte me kreun e komunës, Ramiz Lladrovci rreth pikës së rendit të ditës: Propozim-vendim për kthimin e pronës komunale, të dhënë në shfrytëzim të përhershëm Hajdar Heta nga Drenasi.
Më poshtë gjeni statusin dhe videon e Berishës të postuar në Facebook:
Të nderuar qytetar të Drenasit, të nderuar përkrahës, ndiqni në vazhdimin fjalimin tim sot në Kuvendin Komunal të Drenasit në lidhje me piken e 7-të të rendit të ditës si në vijim: Propozim-vendim për kthimin e pronës komunale, të dhenë në shfrytëzim të përhershëm z. Hajdar Heta nga Drenasi. Duke qenë se për ketë pronë deri me tani e kanë konfirmuar legjitimitetin e pronësisë në emër të z. Hajdar Heta, hiq me pak se 2 aktvendime gjykatash, 2 aktvendime të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, e po ashtu para disa muajsh një gjë të tillë ishte konfirmuar edhe nga vet Drejtoria e Inspeksionit nëpërmjet aktvendimeve dhe shkresave zyrtare të cilat me pas Kryetari i Komunës së Drenasit i ka shfuqizuar.
Por për kundër te gjitha këtyre fakteve sot Kuvendi Komunal i Drenasit nëpërmjet numrave blanko të PDK-së në Kuvend, vendosi të ia marr pronën prej 4 ari e gjysme z. Hajdar Heta, pronë kjo e cila i ishte dhenë pronarit si kompensim qysh në vitet e 90-ta pas marrjes së pronës së tij private prej 29 ari nga organet e atëhershme komunale. Pas këtij vendimi që u mor sot në Kuvendi Komunal të Drenasit adresa ynë e radhës për të kërkuar drejtësi për ketë rast mbetët MAPL-ja ashtu siç ua bëra me dije edhe sot në Kuvend.
Vehbi Berisha – Asambleist në KK Drenas
Për pronën e dhenë në shfrytëzim të përhershëm z. Hajdar Heta nga Drenasi
Të nderuar qytetar të Drenasit, të nderuar përkrahës, ndiqni në vazhdimin fjalimin tim sot në Kuvendin Komunal të Drenasit në lidhje me piken e 7-të të rendit të ditës si në vijim: Propozim-vendim për kthimin e pronës komunale, të dhenë në shfrytëzim të përhershëm z. Hajdar Heta nga Drenasi. Duke qenë se për ketë pronë deri me tani e kanë konfirmuar legjitimitetin e pronësisë në emër të z. Hajdar Heta, hiq me pak se 2 aktvendime gjykatash, 2 aktvendime të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, e po ashtu para disa muajsh një gjë të tillë ishte konfirmuar edhe nga vet Drejtoria e Inspeksionit nëpërmjet aktvendimeve dhe shkresave zyrtare të cilat me pas Kryetari i Komunës së Drenasit i ka shfuqizuar. Por për kundër te gjitha këtyre fakteve sot Kuvendi Komunal i Drenasit nëpërmjet numrave blanko të PDK-së në Kuvend, vendosi të ia marr pronën prej 4 ari e gjysme z. Hajdar Heta, pronë kjo e cila i ishte dhenë pronarit si kompensim qysh në vitet e 90-ta pas marrjes së pronës së tij private prej 29 ari nga organet e atëhershme komunale. Pas këtij vendimi që u mor sot në Kuvendi Komunal të Drenasit adresa ynë e radhës për të kërkuar drejtësi për ketë rast mbetët MAPL-ja ashtu siç ua bëra me dije edhe sot në Kuvend. Vehbi Berisha – Asambleist në KK Drenas
Publiée par Vehbi Berisha sur Vendredi 4 mai 2018


