Ramiz Lladrovci sapo dha dy opinione

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci sonte vonë ka dhënë dy opinione, një falënderim për të gjithë asamblistët e Komunës së Drenasit, për debatin demokratik të zhvilluar sot si dhe ka shprehu një habi e cila sipas tij ka të bëj me një veprim pas lirimit të pronës publike, transmeton DrenicaOnline.
Me poshtë gjeni statusin e Lladrovcit:
Megjithëse vonë, më duhet të shpreh dy opinione, një falënderim dhe një habi.
Falënderoj të gjithë asamblistët e Komunës së Drenasit, për debatin demokratik, trajtimin e denjë e të sinqertë të pikave të rendit të ditës, si dhe votimin që çojnë përpara çështjet e interesit të qytetarëve.
Habia ka të bëj me një veprim pas lirimit të pronës publike, të cilën, jam zotuar se për çdo ndërtim në pronën publike që dëmton interesin e qytetarëve, do të zbatohet ligji.
Habia vjen për faktin e panjohur për mua se ai që ka kryer ndërtime në pronë publike dhe pengon rrugën për qytetarët, paska qenë funksionar opozitar.
Unë e kam ditur se punon në Kuvendin e Kosovës por se është nënkryetar i partisë opozitare në Drenas, sonte nga mediat e mora vesh.