KQZ nuk certifikon asamblistin, që kur dha dorëheqje, Xhavit Drenori, nuk është bërë zëvendësimi

Kuvendi Komunal i Drenasit po mban mbledhjen e radhës. Por në pjesën ku ulen asamblistët e Vizionit për Drenasin, një vend është bosh. Që kur dha dorëheqje kryetari, Xhavit Drenori, vendi i tij nuk është plotësuar nga asamblisti në pritje.
Drenori, shprehet i habitur me këtë neglizhencë të KQZ’së
“neve si subjekt politik na është bërë e padrejtë. Sepse nuk është ftu asamblistin nga radhët tona…”
Drenori madje thekson se në këtë rast është shkelur ligji nga ana e KQZ’së.
“Ne besojmë që është shkelje e ligjit…”
Asamblisti në pritje, Gentrit Gërguri, thotë se i është mohuar mundësia për të kontribuar në Asamblenë në Drenas.
“Faktikisht unë jam përgatitë për mbledhje…por neglizhenca e instuticioneve e ka bë të veten dhe une nuk jam ftuar për mbledhje…”
Por, sipas KQZ’së Gërguri shumë shpejt do të mund të ia filloj angazhimin e tij, si asmablist.
Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ’së, tha për T7 se në mbledhjen e radhës do të shqyrtohen dhe miratohen kërkesat që kanë të bëjnë me zëvendësimin e anëtarëve të Kuvendeve Komunale.
Në takimin e radhës, kur pritet të bashkohet edhe asambleisti i Vizioni për Drenasi, Kuvendi Komunal i Drenasit do të jetë i kompletuar.
E aty si përherë nuk do të mungojnë batutat e kryetarit Ramiz Lladrovci.