Kështu u gjet trupi i pajetë i policit në Lepenc

Trupi i Malsor Dashit u gjet vetëm disa kilometra larg vendit ku ndodhi aksidentit.

Po e nxjerrin nga uji trupin e njërit prej Policëve që u zhdukën që nga e shtuna.

Ekipet e shpëtimit gjetën trupin e Malsor Dashit, që rrjedha e Lumit e kishte çuar 5 km larg vendit ku ndodhi aksidenti.

Polici i gjeneratës së 53-të të Policisë që punonte nga Marsi i 2018-tës për organet e rendit u gjet pesë ditë pas aksidentit me makinë në të cilin ishte edhe kolegu i tij, Armend Trena, raporton T&.

Ani pse u dëgjuan versione të ndryshme për gjendjën në të cilën ndodhej trupi i policit të ndjerë, prapë nuk u dha ndonjë version zyrtar, duke u respektuar dhimbja e familjës dhe autoriteti i mjekësisë ligjore.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë