Sot temperatura më e lartë e javës, mirëpo…

Gjatë ditës së sotme moti mbi Kosovë do të shënojë temperaturat më të larta të javës, duke shkuar në 26 ato maksimalet.

Krahasuar me ditët e tjera, nuk ka shumë dallim, mirëpo temperaturat silleshin rreth 24 dhe 25 gradë të shoqëruara me erë

Mirëpo moti edhe sot ka rezervuar një befasi, pasi përveç që moti do të jetë kryesisht me diell, pasdite mund të ketë zhvillime të vranësirave të cilat do të krijojnë mundësi për shi dhe bubullima në disa lokalitete.

Ndërkaq, temperaturat në dy ditët e ardhshme do të shënojnë ulje. Nesër do të shënohen temperaturat maksimale rreth 25, e pasnesër në 24.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë