Plagosje, në drejtim të viktimës janë shtënë 10 plumba

Një mashkull kosovar i ka shpëtuar 10 plumbave të shtënë në drejtim të tij ditën e djeshme rreth orës 00:55.

Ai vetëm është plagosur dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Policia ka konfirmuar rastin, duke bërë të ditur se janë disa të dyshuar akoma të panjohur që kanë shtënë në drejtim të viktimës, shkruan gazetametro.net.
Mësohet se në vendin e ngjarjes janë gjetur 10 gëzhoja plumbi të kalibrave të ndryshëm, e cila gjë sqaron se viktima është gjuajtur me disa armë.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 10 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm”, thonë Policia e Kosovës.

Ndërkohë, bëhet e ditur se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë, ndërkohë që bëhet e ditur se Policia po kryen hetimet për këtë rast, të cilin e ka cilësuar si tentim vrasje.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë