Nis rregullimi i rrugës në fshatin Negroc (Foto)

Komuna e Drenasit ka nisur të mbushë gropat edhe në rrugët lokale, transmeton DrenicaOnline.
Sot kompania “Trasing Group” e cila është e kontraktuar nga Komuna e Drenasit është parë në rrugën Arllat-Negroc duke bërë rregullimin e pjesës së dëmtuar të kësaj rrugë.
Në vendin e ngjarjes është parë edhe inspeksioni i Komunës i cili po i përcjell nga afër punimet në këtë rrugë.
Rikujtojmë se kjo është një ndër rrugët më të dëmtuara në rajonin e Drenasit, pasi e njëjta është shtruar shumë vite më parë e për të cilën ditë më parë raportoi edhe portali më serioz në Drenicë, DrenicaOnline.
Rruga e Negrocit e shkatërruar, kjo është gjendja e saj (Foto)