Kjo është doktoresha e re e punësuar në Drenas (Foto)

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Drenasit ka përzgjedhur doktorin e ri për në QKMF “Dr.Hafir Shala” në Drenas.
Pas shpalljes së konkursit për këtë pozitë, komisioni ka intervistuar kandidatët që kanë konkurruar dhe në fund është vendosur që doktor i përgjithshëm të përzgjidhet, Rina Dobranja, transmeton DrenicaOnline.
Vendimi është shpallur edhe zyrtarisht në faqen e Komunës së Drenasit ndërsa kandidatët e pakënaqur për mos pranim në këtë vend të punës, mund të paraqesin ankesë me shkrim në afat prej tetë ditëve në Komisionin për
Zgjedhjen e Kontesteve dhe Ankesave në Sektorin Publik. /DrenicaOnline/