Aksident trafiku afër Parkut të Biznesit në Drenas

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Pejë-Prishtinë, afër Parkut Industrial të Drenasit, transmeton DrenicaOnline.
Dy vetura janë përfshirë në këtë aksident ku për pasojë ka lënë dëme të konsiderueshme materiale.
Në vendin e aksidentit është paraqitur Policia e Kosovës e cila është duke u marrë me rastin.
Derisa është bërë shikimi i vendit të ngjarjes, në rrugë janë krijuar kolona të veturave.
Aksidenti ka ndodhur saktësisht përballë “Al Petrol” te pishat e Krivovës./DrenicaOnline