Ja çfarë dhurate i dha sot Ramush Haradinaj kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme ka vizituar Drenicës ku ka takuar dy kryetarët, Bekim Jasharin e Skenderajt dhe Ramiz Lladrovcin e Drenasit.
Këtij të fundit madje Haradinaj i ndau edhe një dhuratë, transmeton DrenicaOnline.
Kryeministri i dhuroi atij dekoratën e vitit të Gjergj Kastrioti Skënderbeu, dhe ka vlerësuar se kjo dhuratë i jepet sepse është bashkëluftëtarë dhe familjar i Heroit Fehmi Lladrovci./DrenicaOnline/