Ndryshon moti, këtu e keni tabelën për gjithë javën

Fundjava vazhdon me mot të ngrohtë dhe pjesërisht të vranët, me mundësi për reshje lokale të shiut.
Temperaturat pritet të mbesin mbi vleratmesatare. Minimalet do të luhaten nga 11 deri në 12 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 26 deri në 27 gradë.
29.04 – Mot më i ngrohtë, pjesërisht vranët.
30.04-1.05 – Mot më i ngrohtë, pjesërisht i vranët. Të hënën pasdite priten reshje lokale shiu dhe bubullima, e të martën paraqiten mundësi për reshje lokale shiu.
2.05 – Mot më i ngrohtë, pjesërisht i vranët. Pasdite priten reshje lokale shiu dhe bubullima.
