Deklaratë e subjeketeve politike opozitare në Drenas

Pas propozimit të Kryetarit të Komunes së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci për ndryshimin e Stemës dhe Vulës së Komunes tonë, sot me datë 28.04.2018, ne Përfaqsuesit dhe Asambleistët e subjekteve politike opozitare në Drenas, kemi mbajtur një takim të përbashkët ku kemi diskutuar në lidhje më këtë çështje dhe kemi vendosur që nëpërmjet kësaj deklarate të përbashket t’i drejtohemi opinionit publik, si në vijim:
Stema dhe Vula e qytetit tonë përmbajnë simbolin kombëtar të cilat i kanë mbijtuar në të kaluaren akterëve të jashtëm vendimmarrës para dhe pas pavarsisë. Simbolet e Komunës përfaqsojnë identitein tonë dhe për këtë qytetarët e Komunës së Drenasit ndihen krenar. Për ndryshimin e Simboleve të Komunës tonë nuk ka pasur asnjëherë ankesë apo kërkesë për ndryshimin e tyre nga ana e qytetarëve tanë apo institucioneve përkatëse.
Ne, subjektet politike opozitare të poshtshënuara, e kundërshtojmë fuqishëm propozimin e paarsyeshëm për ndryshimin e Stemës dhe Vulës së Komunës tonë.
Ne konsiderojmë se z. Lladrovci këtë po e bën me qëllim të demostrimit të autoritarizmit të tij për të ndryshuar gjithçka që është bërë në Komunën tonë, madje duke e ndryshuar edhe identitetin e Komunës, thuajse gjithçka po fillon në Drenas me ardhjen e tij në krye të Komunës, si dhe zhvendosjës së vëmendjes nga tema të rëndësishme që i preokopojnë qytetarët tanë, si: Punësimet klientele në arsim dhe administratë; Mos krijimi i kushteve për biznese duke i ngritur taksat; shërbimet e mangëta shëndetësore, çështja e punëtorëve të mbetur pa punë pas ndaljes së punës së fabrikës së Ferronikelit; Ndryshimi i trasesë me 4 korsi pa debat publik, etj.
Propozimi për ndryshimin e simboleve komunale nuk është fyreje vetëm për ne përfaqësuesit e subjekteve politike dhe për qytetarët, por është jashtëzakonisht fyese për familjet e dëshmorëve dhe të gjithë kontribuesve për lirinë dhe pavarësinë e vendit që kanë pranuar mirënjohje dhe falënderime pikërisht me këtë stemë që përfaqeson indentitetin tonë kombëtar.
Ne, subjektet politike opozitare do ta kundërshtojmë me të gjitha mjetet demokratike, duke përfshirë edhe protestat qytetare në mbrojtje të simboleve të Komunës.
U bëjmë thirrje edhe Organizatava të dala nga lufta e UÇK-së dhe çdo grupi tjetër interesi në Komunën tonë të n’a bashkohen në ruajtjen e identitetit kombëtar në simbolet e Komunës tonë.
1. NISMA SOCIALDEMOKRATE
2. VIZIONI PËR DRENASIN
3. VETËVENDOSJE!
4. ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS
5. INICIATIVA QYTETARE PËR DRENASIN

