Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë

Ngjarjet qe shenojne diten e sotme ne vend:
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), organizojnë konferencë për medie, ku do të prezantohen të gjeturat nga monitorimi mbi temën: “Zbatimi i objektivave të dala nga Agjenda për Reforma Evropiane (ERA): Cili është progresi i institucioneve gjatë vitit 2017?” (Zyrat e GLPS, te Kino ABC, ora 11:00)
OJQ-ja “Sundimi i Demokracisë në Kosovë” dhe “Iniciativa Qytetare Orllan”, së bashku me banorët e Orllanit, organizojnë aksion për pastrimin rreth liqenit “Batllava”. Aksioni bëhet me moton “Ta pastrojmë dhe ta ruajmë ambientin, shtëpinë tonë të përbashkët”. (Orllan, Podujevë, ora 11:00)
Këshilli Organizues i Gjysmë-Maratonës “Prishtina 2018” mban konferencë për medie, ku do të jepen informata rreth organizimit të gjysmë-maratonës së këtij viti. (Shtëpia e Sporteve, Prishtinë, ora 12:00) Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili viziton Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit(Gjilan, ora 14:00).