Zbulohet ku po qëndrojnë Lladrovci e Jashari (Foto)
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe ai i Skenderajt Bekim Jashari, po vazhdojnë të qëndrojnë jashtë vendit.
Ata ndodhen në Gjermani që nga dita kur është zhvilluar ndeshja futbollistike mes Bayern Munchen-Real Madrid, transmeton DrenicaOnline.
Sot kryetari Lladrovci ka postuar dy fotografi nga Gjermania ku thotë se së bashku me mikun e tij Bekimin kanë qëndruar në Frankfurt.
“Në Frankfurt, me mikun tim Bekimin, afër ndërtesave të zemrës financiare të Evropës, në zonën e Bankës Qendrore Evropiane, me mot të mirë dhe vullnet.
Gjermania strehoi dhe përkrahu qytetarët tanë në ditët më të vështira, këndej, kemi kaluar vite me veprimtari të pandalshme me bashkatdhetarët pa kontributin e të cilëve, nuk do ta arrinim aq lehtë lirinë.
Gjermanët janë mostër për shumë nga ne që kemi jetuar këtu!”, ka shkruar Lladrovci./DrenicaOnline/



