Vehbi Berisha: Kryetar, a të doli gabim vendimi për varrezat e Korroticës? (Dokumente)

Vehbi Berisha, asamblist nga Nisma Socialdemokrate në Drenas thotë se kohë më parë i kishte thënë kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcit se për shfuqizimin e vendimit të mëhershëm për pronën e destinuar për varreza të fshatit Korroticë të Ulët po bënë gabim të madh dhe sipas tij tani edhe ashtu i doli.

Më poshtë gjeni njoftimin e Berishës:

Të nderuar qytetar të Drenasit, të nderuar përkrahës, në mbledhjen e kaluar të Kuvendit Komunal të Drenasit, Kryetari i Komunës së Drenasit me ngulm vendosi që nëpërmjet numrave blanko të PDK-së që i ka në Kuvend ti përdor duke marr vendimin 01 nr: 462-15484 të datës 29.03.2018, që ka të bëjë me shfuqizimin e vendimit të Kuvendit të Komunës së Drenasit 12 nr: 353-12312 të datës 04.03.2015, në zonën kadastrale në Korroticë të ulët pronë kjo e destinuar për varrezat e fshatit. Për ketë problem kemi folur ditë me parë nëpërmjet një kronike të lajmeve në Klan Kosova (linku i kronikes: https://www.facebook.com/nismasocialdemokrate.drenas/videos/2079207035648976/).

Për ketë çështje me datë 04.03.2018 si Asambleist i Kuvendit Komunal të Drenasit në mbështetje të plotë të Grupit Kuvendar të NISMA Socialdemokrate, i kam drejtuar shkresë zyrtare personave përgjegjës në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ku kam kërkuar edhe konfirmimin e ligjshmërisë së këtij vendimi të Kuvendit Komunal të Drenasit i cili shfuqizoj vendimin e mëhershëm për pronën e varrezave të fshatit Korroticë e Ulët. Edhe pse se bashku me të gjithë kolegët Asambleist nga Grupi Kuvendar të NISMA Socialdemokrate por edhe grupeve tjera opozitare ia kemi bërë të qartë Kryetarit në kuvend se ky vendim i tij është në kundërshtim me ligjet në fuqi dhe do të kthehet prapa nga MAPL-ja, por prapë me kryeneçësi u vendos kundërligjshëm. Prandaj me datë 16.04.2018 MAPL-ja përfundimisht i konfirmoj të gjitha ato që i thamë në Kuvend dhe ua shpalli të kundërligjshëm vendimin e datës 29.03.2018. Prandaj mos u ngut Kryetar …. sepse nuk foli me hamendje!!!

PS: Të bashkangjitur gjeni në formë fotoje shkresën time zyrtare drejtuar MAPL-së si dhe shkresën e MAPL-së në lidhje me vlerësimin e ligjshmërisë për vendimin e lartë përmendur.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë