Sonte intervista me Burim Ramadanin, një nga të dënuarit e rastit “Kiçina”
Sonte, në televizionin T7, transmetohet emisioni “tête-à-tête”.
Berat Buzhala interviston Burim Ramadanin, njërin nga të dënuarit në rastin “Kiçina”.
Burim Ramadani, vëllai i tij Arsimi, dhe tre vëllezër nga familja Kiçina, ishin dënuar me nga 30 vjet burgim për vrasje të rëndë të një familjeje 5 anëtarëshe, në vitin 2001.
Në dhjetorin e vitit të kaluar, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me dekret ua ka falur dënimin vëllezërve Ramadani, si dhe Arben Kiçinës.
Ndiqeni rrëfimin e Burim Ramadanit, nga ora 20:45, në T7.
Emisioni transmetohet edhe në Facebook, në faqen e televizionit T7.
tête-à-tête me Berat Buzhalën – Burim Ramadani
EKSKLUZIVE: Në tête-à-tête me Berat Buzhalën flet Burim Ramadani, një nga të dënuarit e rastit "Kiçina".Sonte nga 20:45 në T7!
Posted by T7 on Friday, April 27, 2018


