Mbahet debati në Drenas, ja kush mori pjesë në të (Foto)
Një debat rreth mbrojtjes së fëmijëve është mbajtur sot në Drenas ku të pranishëm kanë qenë përfaqësues të institucioneve arsimore Lokale, përfaqësues nga Drejtoria e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, përfaqësues nga Qendra për Punë Sociale në Drenas, Asamblist Komunal si dhe përfaqësues nga shoqëria civile nga Komunës e Drenasit.
Asamblisti nga Nisma Vehbi Berisha ka thënë se në ketë tryezë u është drejtuar të pranishmeve me një fjalë rasti.
“U mundova ta jap kontributin në lidhje me projektligjin për mbrojtjen e fëmijëve, për të cilin uroj që sa më shpejt edhe ta marr miratimin nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, por gjithashtu uroj që implementimi i këtij ligji në të ardhmen të mbështetët konkretisht edhe me mjete materiale ashtu siç parashihet sipas dispozitave të këtij akti”, tha Berisha, transmeton DrenicaOnline.


