Ideja për ta ndryshuar stemën dhe vulën e Komunës së Drenasit, reagon ashpër Shemsi Elezi (Foto)

Sot në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa një ndër pikat e rendit të ditës ishte edhe propozim vendimi për formimin e komisionit për ndryshimin e Stemës dhe Vulës së Komunës së Drenasit.
Kundër kësaj iniciative ka dalë hapur kreu i Lëvizës Vetëvendosje në Drenas, Shemsi Elezi.
Ai beson që këto simbole që janë përdorur deri me tani e kanë bërë të ndihet mirë çdo qytetar të Drenasit.
Andaj tentimi për të ndryshuar këto simbole, sipas tij nuk duhet të ketë qëllim ndryshimin bazë, transmeton DrenicaOnline.
“Nëse , tentohet të bëhen ndryshime rrënjësore duke hequr një prej karaktereve kryesore të këtyre simboleve , ne do t’a kundërshtojmë fuqishëm me të gjitha mjetet demokratike dhe juridike”, ka thënë Elezi.
Çdo propozim për ndryshim të simboleve të Komunës, sipas tij, duhet t’i nënshtrohet procedurave të rregullta duke respektuar ligjet dhe aktet nënligjore ( Statutin e Komunës ) , e poashtu edhe vullnetin e qytetarëve të Komunës së Drenasit./DrenicaOnline/