Ja ku janë aktualisht kryetarët e Drenicës
Bekim Jashari, kryetar i Skënderajt dhe ai i Drenasit Ramiz Lladrovci janë duke qëndruar në shtetet evropiane.
Jashari dhe Lladrovci parmbrëmë kanë qenë në Munih ku kanë përcjell ‘live’ ndeshjen në mes të Bajern Munchen dhe Real Madrid.
Dy kryetarët e komunave të Drenicës kanë marr shumë kritika në rrjetet sociale ndërsa ishte Ramiz Lladrovci ai që është përgjigjur se në Gjermani ka shkuar me paratë e tij. Lladrovci dhe Jashari duket se nuk i kanë problem eurot.
Ata ende janë ende në njërin nga shtetet e Evropës, madje edhe fotografinë e kanë bërë para shenjës së monedhës euro./KP/


