Shpend Ahmeti do t’i bashkohet kësaj partie politike

Shqipe Pantina deputete e Grupit të Pavarur ka deklaruar në Fakt Plus të Tribuna Channel se beson shumë që Shpend Ahmeti do t’i bashkohet këtij grupi parlamentar, kur të formojnë partinë e tyre.

Pantina gjithashtu ka theksuar se janë duke punuar intensivisht në krijimin e kësaj partie, përderisa deri në janar do të dalin përfundimisht me subjektin politik.

Deputetja Pantina ka folur në këtë emision edhe rreth opsioneve për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Ajo ka deklaruar se opozita nuk i ka votat për ta rrëzuar këtë Qeveri.

Në emisionin Fakt Plus, Pantina ka theksuar se pa i pasur shumicën e votave shqiptare për rrëzimin e Qeverisë, Grupi i Deputetëve të Pavarur nuk do ta votojë një mocion të tillë.Sipas saj nuk duhet të lejohet që Lista Serbe të bëhet faktor në Kuvend.

Ajo ka shtuar se Kosovës i duhet një konsensus nacional i të gjitha partive politike për temat e mëdha.

Duke folur për tryezën e partive politike të organizuar dje nga LDK-ja, Pantina theksoi se është e nevojshme për takime të tilla.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë