Ky debat do të zhvillohet nesër në Drenas

Një debat publik pritet të mbahet nesër në komunën e Drenasit me temën: Pasuritë natyrore (Feronikeli-Gurëthyesit)- begati kombëtare apo mallkim lokal.

Drencia Press mëson se ky debate organizohet nga disa të rijnë të Drenasit, dhe në të prite të marrin pjesë përfaqësues të Kuvendit Komunal në Drenas, pjesëmarrës nga shoqëria civile, OJQ-të, përfaqësues të komunës së Drenasit, përfaqësues të Ministrisë së Ambientit dhe pjesëmarrës të tjerë.

Debatit është i hapur për publikun dhe pritet të mbahet nesër (më 27.04.2018) nga ora 11:00 në restorantin M2000 në Drenas. /Drenica Press/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë