Gjendet një person i vdekur në mal

Një person është gjetur dje pa shenja jete në një mal në fshatin Kokaj të Gjilanit.

Është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar, është gjetur pa shenja jete në pyll, njofton policia, transmeton Magazina.al

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë automatike me tetë copë fishekë dhe një gëzhojë, që dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë