Djali i biznesmenit që tentoi të vetdigjet flet për gjestin e babait

BIZNESMENI TENTOI TË DIGJET ME BENZIN – Avdullah Bajra, me këtë veprim kundërshtoi shtrirjen e telave të rrymës mbi pronën e tij.
Biznesmeni nga Kamenica, Avdullah Bajra, siç shihet në këto pamje, ka tentuar t’ia vërë flakën vetes në pronën e tij si protestë ndaj një vendimi të gjykatës, e cila ka lejuar shtrirjen e telave të tensionit të lartë mbi pronën ku kishte plan ta zgjeronte fabrikën e Ujit.
Krejt ngjarja është xhiruar nga djali i tij, Arbënori i cili ka folur për T7, për gjestin e të atit.