Pas telasheve në shkollë, nxënësi bie nga kati i dytë

Në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin e Prizrenit është i shtrirë i mituri A Z. Një ditë më parë ai ka rënë nga kati i dytë i shtëpisë së tij në Rahovec.
Gjendja e tij shëndetësore, sipas mjekëve, është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
I lënduari është nxënës i klasës së shtatë në shkollën Fillore Bekim Sylka në Rahovec.
Para disa ditësh i njëjti nxënës kishte një problem me kujdestaren e cila e kishte larguar nga mësimi.