Menduan se janë dele, por kur u afruan turistët u habitën çfarë panë

Turistët në një anije udhëtimi kohët e fundit përjetuan një moment të jashtëzakonshëm të natyrës së rrallë në një nga vendet më të izoluara në botë.

Në fillim nga anija, ata mendonin se po shihnin një tufë delesh që lëviznin përgjatë kodrës.

Por, kur iu afruan kafshëve, ata kuptuan se ishte një lloj kafshe e rralle.
Pikat e bardha që panë ishin në të vërtetë qindra arinj polare që mblidheshin së bashku në bregun e detit Arktik për të festuar ngordhjen e nje balene.
Incidenti ndodhi në një kodër në ishullin Wrangel në Oqeanin Arktik të Veriut të Siberisë verilindore.

Balena duket se kishte tërhequr qindra arinj polare, duke përfshirë familjet me thuajse katër këlyshë secila.

“Kishte të paktën 230 arinj polare, duke përfshirë edhe meshkuj të vetëm, femra të vetme, nëna me këlyshë dhe madje edhe dy nëna me katër këlyshë secila”, tha një zëdhënës i Wrangel Island Nature Preserve.

Vlerësohet se vetëm 25,000 arinj polare jetojnë aktualisht , që do të thotë se turistët në anije arritën të shohin rreth një përqind të të gjithë popullsisë së arinjve të egër polare në vetëm një vend.

Meqenëse ngrohja globale ka shkaktuar shkrirjen e akullit në Arktik, arinjtë e egër polarë kanë një kohë më të vështirë për të kërkuar ushqim pasi ato bllokohen nga furnizimet ushqimore dhe vdesin nga uria sikurse në foton e fundit virale, tregon nje ari polar që po ngordh duke gërmuar plehrat për ushqim në Somerset Island.

Shkencëtarët parashikojnë se të gjithe arinjtë e eger polarë do të zhduken deri në vitin 2100 nëse nuk ka ndërhyrje për të ngadalësuar ngrohjen globale, sipas studiuesve në Polar Bears International. Nëse dëshironi të mësoni më shumë se si mund të ndihmoni në ruajtjen e tyre, vizitoni Polar Bears International.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë