Ky është 24 vjeçari që vdiq sot pas aksidentit

Sot në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në QKUK, ka ndërruar jetë i personi që dje u aksidentua me motoçikletë në Fushë Kosovë.
Express mëson se i riu Granit Neziri i rreth moshës 24 vjeçe, nuk ka mbijetuar edhe pse i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik pas mbërritjes në QKUK.

Policia njofton se në këtë aksident kanë qenë të përfshira një furgon dhe një motoçikletë të cilat ishin në lëvizje.

Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda ka pësuar ngasësi i motoçikletës , i cili nuk ka arrit të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti në QKUK, ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për viktimën mashkull G.N. 25-vjeçar, shtetas kosovar.

Lidhur me këtë aksident nga ana e policisë është arrestuar ngasësi i furgonit, burri P.M. 35-vjeçar, shtetas i Kosovës, të cilit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Ndërkohë bëhet e ditur se trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia e Kosovës njofton se prej 1 janarit të vitit 2018, deri sot në rajonin e Prishtinës kanë ndodhur 10 aksidente trafiku me pasoja fatale, ku kanë humbur jetën 11 persona.

“Andaj duke parë si shqetësues këtë numër të madh të aksidenteve të trafikut dhe veçanërisht numrin e madh të viktimave nga aksidentet fatale dhe të personave të lënduar, kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë me përpikëri të gjitha rregullat e kodit rrugor në mënyrë që bashkërisht të ndikojmë në uljen e numrit të ngjarjeve aksidentale, uljen e vdekshmërisë në komunikacionin rrugor, e rrjedhimisht ngritjen e shkallës së sigurisë në trafik”, thuhet në apelin e policisë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë