Një person gjendet i vdekur në veturë

Sot në mëngjes në Rrugën Gjakovë- Goden është gjetur një person pa shenja jete.

Policia nga rajoni i Gjakovës bën me dije se është njoftuar në orën 07 e 50 të mëngjesit të sotëm se në një makinë ndodhet një person që dyshohet se është i vdekur.

“Me datë 24.04.2018 në ora 07:50 stacioni policor Gjakovë është njoftuar se në rrugën Gjakovë-Goden në vendin e quajtur Qafa e Zabelit gjendet një veturë me një person që dyshohej të jetë i vdekur”, thuhet në përgjigjen e policisë dhënë Expressit.

Patrullat policore me të gjitha njësitë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kuptuar se personi që ishte në automjet ishte pa shenja jete”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia po e heton këtë vdekje në bashkëpunim me prokurorinë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë