Gjendet i vdekur një person në një hotel në Prishtinë, policia jep detaje

Një person është gjetur i vdekur në një hotel në Prishtinë. Këtë e ka konfirmuar për “Indeksonline”, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Sipas tij informata është pranuar sot rreth orës 13:30, kurse policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Borovci ka shtuar se viktima mashkull është rreth 70 vjeç kurse rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë. Sipas tij policia ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.