Endriti uron babain për ditëlindje, publikon një foto të rrallë të Thaçit në det

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot po feston ditëlindjen e tij.

Thaçi, gjatë ditës së sotme ka marrë shumë urime për ditëlindjen e tij të 50-të.

Urimi për Thaçin nuk ka munguar as nga djali i tij i vetëm, Endriti, i cili ka uruar përmes rrjeteve sociale.

Endriti bashkë me urimin, ka publikuar edhe një fotografi të rrallë ku shihet në plazh bashkë me babanë e tij.

“Dikush e njeh si bashkëthemelues të ushtrisë çlirimtare, dikush tjetër si lider që shpalli pavarësinë. Për mua është babë, burim i pashtershëm i dashurisë dhe inspirimit. Ta uroj ditëlindjen dhe të uroj të inspirosh gjeneratat e reja edhe shumë e shumë vjet”, ka shkruar Endriti për babanë.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë