“Java e dyerve të hapura” në Drenas
DKA në bashkpunim me MASHT-në, do të organizoj manifestimin “Java e dyerve të hapura”, që i dedikohet semimaturatëve. Projekt për orientim me karrierë, ky projekt i referohet një sërë aktivitetesh të cilat janë përcaktuar për të ndihmuar nxënësit e klasëve të IX-ta, të zgjedhin drejtimet e tyre në arsimim dhe profesione në arsimin e mesëm të lartë, si në: Gjimnazin “ Gjergj Kastrioti- Skënderbeu” dhe SHMP “ Fehmi Lladrovci”, Drenas II.
Ky aktivitet do të mbahet prej datës 23-27 prill 2018.
Për një javë rresht nxënësit e klasave të IX në mënyrë të organizuar nga shkolla do të vizitojnë shkollat në fjalë dhe do të marrin informata të hollësishme.
Gjatë vizitave nxënësit do të njihen me shkollat ekzistuese dhe profilet e tyre.
Nxënësit do të priten nga mësimdhënësit , nga të cilët do të marrin informata e para për shkollën , ku sqarohet pesha e rëndësisë së marrjes së vendimeve të tilla , nga të cilat varet e ardhmja e tyre.
Numri I institucioneve arsimore të nivelit arsimor fillor dhe arsimit mesëm të ulët total do të janë 30, ndërsa numri I nxënësve të klasëve IX –ta 1023 gjithëseit.
Planifikohet që për një javë rresht nxënësit e klasave të IX-ta , në mënyrë të oragnizuar nga shkollat do të bëjnë vizitë shkollave të mesme të larta profesionale dhe gjimnaz . Gjimnazi “ Gjergj Kastrioti Skenderbeu” dhe SHMP “ Fehmi Lladrovci “ për një javë rresht do t’i hapin dyert dhe do t’i presin nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit.
Gjimnazi “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” dhe SHMP “ Fehmi Lladrovci “, kanë pregatit fletëpalosjen dhe pankarten për orientimin dhe informimin profesional të nxënësve , financimin e tyre e bënë MASHT-i , ndërsa shpëndarjen e tyre dhe pregatitjen e agjendes e bënë DKA-ja si dhe sigurimin e transportet për nxënësit e viseve rurale.