E aksidentuara një muaj më parë, vdes në QKUK

Një person ka ndërruar jetë nga plagët e marra në një aksident trafiku.

Aksidenti i cili kishte ndodhur më 14 mars në fshatin Landovicë të Prizrenit, ka përfunduar me fatalitet, pasi e aksidentuara nuk i ka mbijetuar plagëve, transmeton Magazina.al

Viktima femër shqiptare, e cila ishte e hospitalizuar në QKUK ka vdekur të dielën. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë