Erona Curri është zgjedhë kryetare e Rinisë Demokratike në nëndegën Zabeli i Ulët

PDK thotë se procesi zgjedhor i RDK-së, po vazhdon dhe është në vlugun më të madh të saj.

“Do të thotë në nëndegë tona, që janë niveli i parë i strukturave të RDK-së janë duke u mbajtur kuvendet e rregullta zgjedhore. Dje, janë mbajtur takimet në Zabel të Ulët dhe Korreticë të Epërme, ku janë zgjedhur organet e reja drejtuese. Erona Curri është zgjedhë kryetare e Rinisë Demokratike në nëndegën Zabeli i Ulët, po ashtu është zgjedhur kryesia dhe delegatët pjesëmarrës në kuvendin e degës së RDK-së në Drenas. Ndërsa në Korreticë të Epërme kryetar është zgjedhur Bekim Pecani”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Kuvendet zgjedhore i monitoruan përfaqësues të deleguar nga dega dhe niveli qendror i PDK-së. Qendrim Mulaj në fjalen e tij theksoi: “Rinia është ajo që bën ndryshime rrënjësore në shoqëri. Prandaj, participimi i të rinjve në proceset e vendimmarrjes shikohet me interes të veçantë nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Dekada e re në PDK, ka të bëjnë me fuqizimin e rinisë në vendimmarrje”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë