Drenas, shembet një pjesë e rrugës, automjetet kalojnë me vështirësi

Shembja e rrugës në një gjatësi rreth 10 metra po u shkakton vështirësi në qarkullim makinave në fshatin Arllat të Drenasit.
Sipas një lexuesi të Koha.net rruga është shembur 15-20 centimetra, dhe me vështirësi të mëdha është e kalueshme. Ai ka shtuar se në këtë gjendje rruga është për më tepër se dy muaj.
Kjo pjesë e rrugës është që lidh Arllatin me komunën e Malishevës.
Lexuesi i Koha.net gjithashtu ka dërguar pamje se si është gjendja aktuale e rrugës, dhe shihen automjetet në pritje për të kaluar rrugën.
https://video.gjirafa.com/koha?video=shembet-nje-pjese-e-rruges-ne-arllat-automjetet-kalojne-me-veshtiresi