Së shpejti nis ndërtimi i rrugës nga Feronikeli deri të Kroni i Mbretit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, tha se Drenicën po e lidhim me korridore të rëndësishme infrastrukturore.
“Sot filluam punimet në Segmentin R102 Komoran – Marinë, 17 kilometra e gjatë e cila duhet të përfundojë para dimrit të vitit 2019. Drenica ka dhënë shumë për Kosovën dhe kjo që filluam sot është diçka nga ajo që do të bëjmë në mandatin tonë katër vjeçar. Se shpejti do të fillojë edhe rruga nga Feronikeli deri të Kroi i Mbretit, 5 kilometra e gjatë që do të lidhë fshatrat me korridorin N 9, Prishtinë – Pejë”, ka thënë ministri Lekaj.
Ai ka shtuar se do të vazhdojmë edhe me investime të tjera për Drenicën që janë ne interes të qytetarëve tanë.
“Drenica ashtu si krejt Kosova deri në vitin 2023 do të jetë e kompletuar në infrastrukturë, moderne dhe me të gjitha elementet e sigurisë dhe sinjalistikës.