Rruga Komoran-Skenderaj do ta marr emrin e heroit Shaban Polluzha

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, sot, me rastin e fillimit punimeve të rrugës Klinë e Epërme – Komoran, ka thënë se në Kosovë po ndodhë zhvillimi dhe ndryshimi pozitiv.
Veseli propozoi që kjo rrugë moderne, nga Klina e Eperme e deri në Komoran, të marrë emrin e heroit kombëtar Shaban Polluzha.
“Shaban Polluzha ishte ai që shtroi për ne rrugën e lirisë. Sot ne e nderojmë këtë burrë të madh të Kosovës duke i vënë emrin e tij kësaj rruge moderne të Kosovës moderne dhe të zhvilluar”, tha Veseli.