PDK mbanë zgjedhjet në Negroc, Arllat, Gjergjicë e Bytyq

Nëndegët e Rinisë Demokratike të Kosovës në Negrovc, Gjergjicë, Arllat dhe Bytyq, kanë mbajtur dje kuvendin zgjedhor, me ç’rast kanë zgjedhur strukturat e reja udhëheqëse.

“Procesi zgjedhor i brendshëm çdo ditë e më tepër është duke u formësuar, çdo ditë po shtohet interesimi i të rinjve për t’iu bashkuar këtij procesi, duke ofruar vlerat, energjitë, potencialin intelektual të tyre”, thuhet në komunikatën për media të PDK-së, transmeton DrenicaOnline.

Sipas tyre, ky interesim është dëshmia më e mirë se ky proces zgjedhor po hap rrugë për të rinjt të cilët me shumë vullnet po përqafojnë platformën e PDK-së, ky fakt tregon se PDK po pasurohet dhe fuqizohet me energji të reja./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë