Shtohet edhe një zëvendësministër (FOTO)

Qeverisë së Kosovës i është shtuar edhe një zëvendësministër

Bekim Jupa, zyrtar i lartë i Degës së Partisë Demokratike (PDK) në Gjakovë, është emëruar të enjten zëvendësministër i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës.

Përndryshe Jupa është edhe asamblist i PDK-së në Kuvendin Komunal të Gjakovës, ku gjatë zgjedhjeve të fundit lokale ai ka dalë si kandidati më i votuar i kësaj partie në këtë komunë, raporton “Zeri.info”.

“Zëri” ka siguruar edhe vendimin e nënshkruar nga kryeministri Ramush Haradinaj për emërimin e Jupës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë