Milaim Zeka tregon se si ka shkuar në “masazh” me Ilir Dedën (VIDEO)

Një deklaratë e deputetit të Nismës Milaim Zeka ka shkaktuar të qeshura në Komisionin për Integrime Evropiane ku është duke raportuar ministrja e Integrimeve Dhurata Hoxha në lidhje me raportin e progresit.

Milaim Zeka kur e mori fjalën e tij veç të tjerash përmendi edhe lokalet e masazheve që sipas tij kanë dal krejt diçka tjetër.

“Dje kena folur për krim e korrupsion, për naftë, për dhënien e lejeve të lokaleve që kanë qenë për masazhe e kanë dal diçka krejt tjetër”, ka thënë Zeka.

Ai i tha deputetit Ilir Deda se edhe ai e di për çfarë po flet pasi kanë vizituar vende të tilla të dy bashkë.

“Jo e din se je kanë bashkë me mu atje…Po rëndësi ka…je kanë…rëndësi ka që asnjë parti politike mos të na shes hipokrizi. Këtë janë duke e parë qytetarët e Kosovës”, tha Zeka.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë