Këta janë zyrtarët komunal nga Drenasi dhe Skenderaj që nuk e kanë deklaruar pasurinë në afatin ligjor

31 zyrtarë të lartë publik kanë refuzuar të deklarojnë pasurinë e tyre në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Në mesin e tyre prokurorë, gjykatës, deputetë edhe zyrtarë komunal.
Sipas AKK-së vetëm 6 prej tyre kanë dhënë arsyje për këtë veprim, ndërsa të tjerët jo.Në listën e zyrtarëve të lartë publik kanë qenë të përfshirë 4737, prej të cilëve 4651 zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë (98.18 %).
“Prej numrit të përgjithshëm të atyre që kanë pasur për obligim ta deklarojnë pasurinë, 49 zyrtarë të lartë publik kanë deklaruar pasurinë pas afatit, 6 nuk e kanë deklaruar pasurinë me arsye, kurse 31 prej tyre nuk e kanë deklaruar pasurinë deri më tani”, thuhet në njoftimin e AKK-së.
Po ashtu, AKK njofton se 12 zyrtarë të lartë publik nuk i kanë dorëzuar formularët e deklarimit të pasurisë gjatë afatit të rregullt vjetor, sepse të njëjtit kanë deklaruar pasurinë në dhjetor të vitit 2017 me marrjen e detyrës në pozitën anëtarit në Kuvendin Komunal respektiv.
Në mesin e zyrtarëve që nuk e kanë deklaruar pasurinë në afatin ligjir janë edhe këta zyrtarë nga komuna e Drenasit: Naim Gjeli, Burim Bujupi dhe Petrit Sinani. Kurse nga Komuna e Skenderajt është Valon Haliti./Drenicapress/